Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dalin nga rruga dy automjete në aksin Fier-Vlorë, nuk ka të lënduar

Lapsi.al 4 March 2026
Dalin nga rruga dy automjete në aksin Fier-Vlorë, nuk ka të

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00, në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Mercedes” dhe një mjet tip “Volkswagen Passat”.

Sipas informacioneve paraprake, të dy automjetet po lëviznin në drejtim të qytetit të Vlorës, kur mjeti tip “Mercedes” dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit tjetër.

Si pasojë e përplasjes, automjeti “Mercedes”, që drejtohej nga një femër, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të kanalit. Ndërkohë, edhe mjeti “Passat”, që drejtohej nga një shtetas mashkull, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të autostradës.

Fatmirësisht, katër personat që udhëtonin në të dyja automjetet nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dëmet materiale në të dy mjetet janë të konsiderueshme.

Dy personat që ndodheshin në automjetin “Mercedes” janë shoqëruar për kontroll mjekësor në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, përfshirë matjet dhe ekspertizën teknike, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI