Flash

Takimi me Merz, Trump tallet me kryeministrin britanik dhe kritikon spanjollin

Lapsi.al 3 March 2026
Takimi me Merz, Trump tallet me kryeministrin britanik dhe kritikon spanjollin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në Iran dhe zhvillimet ushtarake në rajon.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se aftësia ushtarake e Iranit është “shkatërruar kryesisht”, duke theksuar se vendi nuk ka më një marinë funksionale, forcë ajrore apo sistem të mbrojtjes ajrore.

Sa i përket pasojave, Trump akuzoi Iranin se ka goditur objektiva që “nuk kishin të bënin fare me atë që po ndodhte”, duke përmendur ndërtesa politike, hotele dhe apartamente. Ai paralajmëroi se skenari më i keq do të ishte që pas goditjeve “të marrë kontrollin dikush po aq i keq sa ai i fundit”.

Përplasje me aleatët evropianë

Në të njëjtën dalje publike, Trump shfaqi tone të ashpra edhe ndaj disa aleatëve evropianë. Ai deklaroi se ishte i kënaqur me disa vende, por jo me të tjerët, duke kritikuar hapur Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tij, marrëdhëniet tregtare me Spanjën do të rishikohen, ndërsa sulmoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, duke e akuzuar për mungesë mbështetjeje dhe qëndrime të paqarta në raport me zhvillimet e fundit.

Trump nuk kurseu as kryeministrin britanik Keir Starmer, për të cilin tha se “nuk është as Winston Churchill”, duke lënë të kuptohet se nuk e konsideron atë në lartësinë e figurave historike të Britanisë në kohë krize.

Deklaratat e presidentit amerikan pritet të shtojnë tensionet diplomatike mes Uashingtonit dhe disa kryeqyteteve evropiane, në një moment delikat për sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin ekonomik global.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48