Flash

Rutte në Kuvendin e RMV: Siguria e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për NATO-n

Lapsi.al 3 March 2026
Rutte në Kuvendin e RMV: Siguria e Ballkanit Perëndimor mbetet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se siguria e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për NATO-n.

Në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, Rutte iu drejtua deputetëve në Kuvend.

Duke tërhequr vëmendjen se ushtarët e vendit shërbejnë në Forcat e Përparuara Tokësore të NATO-s në Bullgari dhe Letoni, ndërsa në Kosovën fqinje janë pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, KFOR, Rutte tha se “jeni bërë eksportues të sigurisë”.

“KFOR-i është i rëndësishëm për të gjithë ne. Ai ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë rajonale dhe stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Përkushtimi i NATO-s ndaj KFOR-it mbetet i palëkundur”, deklaroi Rutte.

“Pavarësisht vargut të sfidave të sigurisë me të cilat përballemi, siguria e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për NATO-n”, shtoi ai.

Duke rikujtuar se avionë nga Greqia dhe Italia patrullojnë në hapësirën ajrore të vendit, Rutte deklaroi: “Kjo dërgon një sinjal të qartë – askush nuk është vetëm në NATO. Miqtë dhe aleatët tuaj janë gjithmonë me ju”.

Ndërsa përballen me një botë më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme, Rutte tha se Rusia vazhdon të kërcënojë sigurinë e aleatëve të NATO-s dhe të zhvillojë luftën e saj agresive kundër Ukrainës.

“Rusia është bashkuar me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin dhe së bashku po zgjerojnë ushtritë e tyre dhe aftësinë për të ushtruar presion mbi ne”, tha Rutte.

Në fjalimin e tij ai gjithashtu u ndal te detyrimet e aleatëve për shpenzimet e mbrojtjes. “E mirëpres faktin që Maqedonia e Veriut dhe aleatët e tjerë me të vërtetë po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen”, deklaroi ai.

Para fjalimit, Rutte realizoi takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI