Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Në kërkim për vjedhje, policia arreston të riun nga Elbasani

Lapsi.al 3 March 2026
Në kërkim për vjedhje, policia arreston të riun nga Elbasani

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga Policia e Elbasanit në rrugën “17 Marsi”. Sipas njoftimit zyrtar mësohet se, Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar të riun për këtë veprimtari kriminale me 1 vit e 8 muaj burg. Mësohet se, veprimet procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Njoftimi i policisë:

"Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në bazë të informacioneve të shkëmbyera me strukturat e DVP Tiranë, për një shtetas të shpallur në kërkim që fshihej në Elbasan, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në rrugën “17 Marsi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Gj., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 14.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë."

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI