Flash

Muxhahedinët e Manzës: Irani nuk ka kapacitete të na godasë!

Lapsi.al 3 March 2026
Muxhahedinët e Manzës: Irani nuk ka kapacitete të na godasë!

Pas publikimit të disa lajmeve në mediat azere se Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin Ashraf 3 në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit Shahriar Kia. Ai deklaron se këto lajme janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian, dhe se nuk ka asnjë mundësi që të shënjestrohet Shqipëria.

Ai shton se edhe nga ana teknike, është e pamundur që të mbërrijnë raketat e hedhura nga Irani në vendin tonë.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta.

Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, ka deklaruar Shahriar Kia.

Të hënën një dron goditi bazën britanike RAF Akrotiri në Qipro, pak pas mesnatës dhe shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale në një hangar avionësh.

Dy dronë të tjerë u interceptuan po atë ditë nga avionë luftarakë britanikë që u ngritën nga baza ajrore e Qipros, thanë zyrtarët. Qeveria e Qipros tha se dronët u lëshuan nga Libani, me gjasë nga militantë të Hezbollahut.

Të këshilluara

Spekulime për pamjen e tij, reagon Jim Carrey

Jim Carrey është detyruar të reagojë pas spekulimeve në rrjet se në ceremoninë e César Awards nuk kishte qenë ai personalisht, por një “klon” apo imitues. Pë...

21:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI