Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Lubonja: Largimi i Ballukut fasadë, zëvëndësit e saj vijojnë punën me tenderat!

Lapsi.al 3 March 2026
Lubonja: Largimi i Ballukut fasadë, zëvëndësit e saj

Analisti Fatos Lubonja, komentoi gjatë një interviste skandalet e fundit të qeverisë “Rama” dhe raportin e opozitës për çështjen Balluku, duke deklaruar se në një shtet ligjor zhvillimet do të kishin qenë krejt ndryshe. “Në një shtet ligjor këto nuk duhet të ndodhnin. Një skandal i përmasave të tilla do të kishte rrëzuar qeverinë, madje edhe kreun e PS-së. Sepse në një shtet demokratik opinioni publik ka shumë rëndësi dhe për të shmangur rënien në sondazhe do të ishin marrë masa,” u shpreh ai.

Gajte bisedës në News24, Lubonja tha se situata në vend reflekton një deformim të funksionimit demokratik. “Këtu jemi në një shtet banditësh, që kanë marrë pushtetin me forma banditeske. Pyetja është sa fuqi kanë ata dhe sa kemi ne, si opozitarë, për ta rrëzuar këtë pushtet. Çfarë aleancash dhe çfarë mbështetjeje kemi për t’u përballur me të?” tha ai.

Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke shtuar se opozita, sipas tij, “po bën fasadën e demokracisë me këto ndjekje”, ndërsa shtroi dilemën nëse institucionet duhet të respektohen edhe kur, sipas tij, nuk funksionojnë siç duhet.

Duke komentuar debatin mbi imunitetin e Ballukut dhe rolin e Gjykata Kushtetuese, Lubonja theksoi se në vendet demokratike imuniteti parlamentar ka funksion të qartë për të mbrojtur pavarësinë e deputetit dhe fjalën e lirë.

“Imuniteti për ata që janë në pushtet shndërrohet në arrogancë për të siguruar paprekshmërinë,” deklaroi ai. Analisti u ndal edhe te ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar si elementë që duhen analizuar në kontekstin e regjimeve autokratike. “Bëhet sikur ndërtohet drejtësi e pavarur, por në realitet ndërtohet një regjim autokratik. Kjo është loja e Ramës,” tha Lubonja, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Duke u ndalur te akuzat e opozitës për Ballukun dhe ndryshimet në qeveri, Lubonja tha; “Jemi prapë në atë që thash më sipër ‘dopio lojë’ të Ramës. Flitet për demokraci dhe shtet ligjor. Atij i duhet që të bëjë sikur. I duhet legjitimiteti nga ndërkombëtarët. Ngjarja ‘Balluku’ është ngjarje që bën ‘mu’, në kuptimin e zhvillimeve në Shqipëri, që janë kundër shtetit të së drejtës. Kështu që në këtë aspekt i duhet të bëjë një veprim, dhe të ruajë sistemin që ka ndërtuar duke marrë votat. “ndrysho gjithçka, që të mos ndryshojë asgjë”, këtë parim ka! Ai iu thotë ndërkombëtarëve; Ballukun e hoqa, por ndërkohë vë në detyrë zëvendësit e saj, që hallkat të vijojnë punën, me tendera klienteliste, etj.”.

Të këshilluara

Spekulime për pamjen e tij, reagon Jim Carrey

Jim Carrey është detyruar të reagojë pas spekulimeve në rrjet se në ceremoninë e César Awards nuk kishte qenë ai personalisht, por një “klon” apo imitues. Pë...

21:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI