Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Kryefjala e ndryshimeve të PS-së për Kuvendin: T'i shkurtohet fjala deputetëve

Lapsi.al 3 March 2026
Kryefjala e ndryshimeve të PS-së për Kuvendin: T'i

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar në Kuvend një paketë ndryshimesh në Rregulloren e Parlamentit, që prekin mënyrën si funksionon seanca plenare, komisionet dhe mbikëqyrja e institucioneve. Por mes të gjitha propozimeve, një element bie menjëherë në sy: ulja e kohës së fjalës për deputetët.

Sipas draftit të paraqitur, në disa raste koha e diskutimit në seancë do të shkurtohet nga 10 minuta në maksimum 5 minuta, duke kufizuar hapësirën e debatit parlamentar.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu përshpejtimin e shqyrtimit të ligjeve që lidhen me integrimin europian. Projektligjet që kanë të bëjnë me përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe procesin e negociatave do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar dhe do të futen menjëherë në programin e punës së Kuvendit.

Paketa përfshin edhe riorganizimin e komisioneve të përhershme, duke i riformatuar ato dhe duke i dhënë disa prej tyre rol më të zgjeruar në monitorimin e institucioneve dhe në trajtimin e nismave qytetare.

Po ashtu, parashikohen mekanizma të rinj për raportimin periodik të institucioneve në Kuvend, si dhe rregulla më të detajuara për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtuesve të organeve kushtetuese apo atyre të krijuara me ligj.

Megjithatë, elementi që pritet të ngjallë më shumë debat politik mbetet kufizimi i kohës së fjalës në seancë, një ndryshim që prek drejtpërdrejt hapësirën e diskutimit dhe përplasjes politike në Kuvend. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI