Flash

Irani arrin të godasë stacionin e CIA-s në Arabinë Saudite

Lapsi.al 3 March 2026
Irani arrin të godasë stacionin e CIA-s në Arabinë Saudite

Një sulm me dron që i atribuohet Iranit goditi stacionin e CIA-s në ambasadën amerikane në Arabinë Saudite mbrëmjen e së hënës. Kjo është parë si një fitore simbolike për Republikën Islamike që po godet objektiva dhe personel amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme, thanë dy burime për The Washington Post.

Qeveritë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, por nuk zbuluan nëse objektivi i sulmit ishte edhe qendra e spiunazhit e SHBA-së.

CIA nuk pranoi të komentojë.

Një informim i brendshëm i Departamentit të Shtetit, i cituar nga Washington Post, tha se sulmi për “shkak të shembjes” së një pjese të çatisë së ambasadës bëri që tymi të hynte në ndërtesë. I njëjti dokument vëren se ndërtesa pësoi “dëme strukturore” dhe se personeli po lëviz vetëm në zona të sigurta.

Shkalla e dëmit nuk u bë menjëherë e qartë. Nuk ka ende asnjë tregues se ndonjë personel i CIA-s u plagos.

Edhe pse sulmi është një goditje e vogël për praninë e agjencisë së inteligjencës në Arabinë Saudite, ai mund të ketë një rëndësi të konsiderueshme simbolike për një regjim që e ka konsideruar CIA-n armikun e tij “numër një” për dekada të të tëra, veçanërisht për shkak të mbështetjes së fshehtë të Uashingtonit për grushtin e shtetit ushtarak të vitit 1953 që rrëzoi kryeministrin e zgjedhur të Iranit.

Ish-zyrtarë të CIA-s që kanë shërbyer në rajon thonë se humbja e bazës është shqetësuese, por ka alternativa.

“Problemet janë pjesë e punës”, - tha një ish-oficer që shërbeu në Lindjen e Mesme, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të inteligjencës. “Bashkëpunimi me agjencitë lokale është aq i ngushtë sa mendoj se sauditët do të shtrojnë tapetin e kuq” - për të akomoduar personelin e CIA-s tha i njëjti burim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI