Flash

Citimet e plota të prokurorëve/ Dëshmitaret nën presionin e të fortëve të Ballukut

Lapsi.al 3 March 2026
Citimet e plota të prokurorëve/ Dëshmitaret nën presionin e

Deputetët e opozitës kanë zbuluar qëndrimet e prokurorëve të SPAK që kërkojnë arrestimin e Belinda Ballukut në mbledhjen e 23 shkurtit 2026 të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Citimet e Klodian Brahos, Dritan Prençit dhe Dorina Bejkos zbulohen nga raporti përfundimtar i opozitës, e cila mbështet SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ajo që bie në sy është se prokurorët e vendosin theksin jo vetëm te dyshimet për manipulim të tenderave në 9 raste nga Belinda Balluku, por te rreziku që i kanoset procesit gjyqësor, ndikimin mbi dëshmitarët dhe prishjen e provave.

Është pikërisht ky element, sipas materialeve në raportin parlamentar, që e shtyn organin e akuzës të kërkojë zëvendësimin e masave të sigurisë me arrest, duke argumentuar se pas vendimit të gjykatës janë shfaqur të dhëna konkrete për intimidim dhe joshje të personave që po pyeten.

Në qendër të kësaj pjese të raportit qëndrojnë përgjimet e autorizuara nga gjykata dhe transkriptimet e një  bisede telefonike të datës 20 nëntor 2025, një ditë pas vendimit të gjykatës së datës 19 nëntor 2025.

Dosja “Balluku” në tryezën e Brukselit/ Kërkohet heqja e imunitetit për arrestimin

Prokuroria pretendon se ky material provues jep sinjale të qarta se dëshmitarët po përballen me presion, frikë, tentativa korrupsioni, madje edhe orientim për të ndryshuar avokatin.

“Hard disk”, 80 prova, 12 volume, dhe pesha e çështjes sipas Brahos

Prokurori Klodian Braho e përshkruan dosjen si voluminoze, me një fjali që përmbledh madhësinë e materialeve që SPAK thotë se ka administruar. Përpara deputetëve në Këshillin e Mandateve, Klodjan Braho u shpreh: "Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra”. 

Ndërsa për peshën e çështjes, ai shprehet se rëndësia lidhet me numrin e fakteve penale, numrin e procedurave të dyshuara në kundërshtim me ligjin dhe dëmin e mundshëm ekonomik, pa e lidhur me “emrin” e personit.

“Për sa i përket peshës së çështjes (duhet të jemi të kujdesshëm në këtë), gjatë punës sonë ne nuk bëjmë ndonjë kategorizim të tillë në raport se kush është personi i pandehur apo personi i akuzuar. Ajo që mund të them per këtë çështje janë dy elementë: Është numri i fakteve penale, qё është numër i lartë, numri i procedurave qё janë zhvilluar të dyshuara në kundershtim me ligjin; dhe vlera e dëmit të mundshëm ekonomik dhe vlera totale qё kanë të gjitha këto procedura. Sigurisht, këta dy elemente e bëjnë këtë çështje të rëndësishme. Dhe mendoj që kjo është pjesa më e rëndësishme e çështjes, pavarësisht emrit të personit të dyshuar apo të akuzuar.” është shprehur Braho në sallë.

Thelbi i konfliktit, përgjimet dhe dyshimi se dëshmitarët po ndikohen

Në pjesën që lidhet me manipulimin e dëshmitarëve, prokuroria thotë se ka paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimeve të lejuara me vendim gjykate, duke evidentuar frikën e një prej dëshmitareve të pyetura nga SPAK, e cila ka përmendur kërcënimet nga “të fortë”, nga zyrtarë, dhe tentativat për ta korruptuar me para.

Prokurori Dritan Prençi u shpreh se bëhet fjalë për një dëshmitare, familjarët e së cilës kanë marrë telefonata kërcënuese nga një qytet që nuk ishte Tirana. Oferta që iu bë më pas ishte ajo për ta blerë me para. Mjafton që të ndryshonte avokatin që do t'i këshillohej.

"Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje t ë këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave… Ka përmbajtje, që zonja eshtë e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush eshtë frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë theniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës te pëlqyer nga personat që i vetofrohen" u shpreh Prençi.

Në një sqarim tjetër, Prençi e ndan qartë natyrën e intimidimit, duke e vënë theksin tek persona jozyrtarë, të përmendur si “të fortë”, dhe persona zyrtarë, që ishin pjesë e kabinetit të ministres së energjisë.

“Atëherë, në permbajtje të asaj çfarë ka prodhuar ky transkriptim i bisedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë per persona nga kabineti i ministrit, eshtë e shkruar.” është shprehur Prençi.

Dhe pikërisht këtu prokuroria vendos kufirin e informacionit, duke thënë se nuk mund të hyjë në detaje të mëtejshme për shkak të sekretit hetimor dhe hetimeve që vazhdojnë.

“Ne nuk mund të deklarojmë më shumë, sepse, sic e thashë, jua them me përgjegjësi të plotë që hetimet kanë vijuar në maksimum me intensitet edhe ne drejtim te sqarimit te seciles rrethanë apo të dhëna të krijuara, qoftë edhe në drejtim të kësaj që po diskutojmë. Pra, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, të asaj cfarë ne kemi vijuar pas momentit të paraqitjes së kërkesës perpara jush, ne nuk mund të ekspozojme pjesë të hetimit, pasi hetimi është akoma i fshehtë, nuk kemi veprime të hapura” ka deklaruar Prençi.

Nga ana e tij, shefi i SPAK, Klodian Braho ka sqaruar deputetët, se edhe pa një provë të tillë masat mund të caktohen mbi bazën e rrezikut, por këtu, sipas tij, ka “rast dhe të dhënë konkrete” që e ngre dyshimin në një nivel më të lartë.

"Provë konkrete, e cituam, është procesverbali i përgjimit…. Masat e sigurimit mund të caktohen pa pasur fare një provë te tillë, thjesht duke argumentuar një rrezik të mundshëm. Këtu jo thjesht ështe i mundshëm, por ajo provë për në eshtë e mjaftueshme për ta provuar dhe në një shkallë më të lartë. Patjetër, nuk eshtë i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen me presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike.” është shprehur Braho.

Ndërkohë, Dritan Prençi ka pranuar se po verifikohet edhe një bisedë tjetër e përgjuar mes një të pandehuri tjetër dhe një personi ndërveprues, që ende nuk është pyetur si dëshmitar.

“Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjeter që bashkëbisedon me të, që eshtë përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk eshtë pyetur deri ne këtë moment”

Bisedat e siguruara nga SPAK nëpërmjet përgjimeve janë thelbësore në kërkesën e prokurorëve për arrestimin e ish-zv.kryeministres sepse tregojnë, sipas SPAK, se shqetësimi nuk është “hipotezë politike”, por vijimësi veprimesh që, nëse verifikohen, rrezikojnë themelin e çdo procesi penal, dëshminë.

Dyshimet për motive politike të hetimit bien

E rëndësishme është të përmendet se prokuroria dhe mbrojtja e Ballukut u ndalën te një pikë që në Kuvend përdoret shpesh si justifikim, argumenti se çështja ka sfond politik.

Off the record/ Fjalët e Ramës në “funeralin politik” të Ballukut

Sipas citimeve në raport, prokurori Dritan Prençi deklaron se as vetë Balluku dhe as mbrojtja e saj nuk kanë ngritur pretendim për motiv politik, as në prokurori dhe as në gjykatë.

“Shtetasja Belinda Balluku... nuk ka pasur asnjë pretendim të tillë të ngritur, qoftë përpara organit procedues, prokurorisë, qoftë përpara gjykatës, kur ka vijuar me pyetjen nga ana e gjykatës. Pra, nuk kemi një pretendim të tillë” është shprehur Prençi duke sqaruar faktin se të dyja palët e shmangin një prapaskenë politike të hetimit.

Në të njëjtën linjë, sipas raportit, ishte edhe avokati Ardian Kalia.

"Sikurse e relatova qe në fillim të prapësimeve tona ose në qëndrimin me shkrim ndaj kërkesës së prokurorise, nuk përmenda ne asnjë rresht një arsye te kësaj natyre.” ka thënë ai.

Në planin politik, kjo pjesë është po aq e rëndësishme, sepse i heq mazhorancës alibinë e “përndjekjes politike”, por edhe e zhvendos çështjen tek tema, se po preken dëshmitarët dhe provat. Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj nga zbulimi i telefonatave intimiduese, duhet thënë se prokuroria nuk ka vepruar me arrestime të personave që kanë kërcënuar dëshmitarët. Për më tepër në media është zbuluar emri i vartëses së Belinda Ballukut, zyrtarja me iniciale M.K që ka pranuar se është kërcënuar.

Fjalimi pro Ballukut/ Mesazhi i kriptuar që Rama i çoi Brukselit

Mazhoranca po tenton ta shtyjë votimin në parlament dhe ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për imunitetin e Belinda Ballukut. Deputetët socialistë po presin një urdhër nga Edi Rama se si duhet të votojnë, por deri më tani ky flet në mënyrë të paqartë, duke qenë se është nën presionin e ndërkombëtarëve për një votë pro SPAK në parlament./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI