Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Berisha: Rama u lidh me Vuçiç dhe shpalli armike Gjermaninë, por vendin e ka në burg

Lapsi.al 3 March 2026
Berisha: Rama u lidh me Vuçiç dhe shpalli armike Gjermaninë,

Foltorja e PD-së u zhvendos këtë të martë në Durrës. Kreu i kësaj force Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

"Ky konsideron qytetarin, më falni për shprehjen, por atë e përdor ndonjëherë ‘hunj të kuq’, njerëz që nuk kanë mendjen, njerëz që nuk arsyetojnë. Të gjithë fushatën e bëri me integrimin europian. U tha që në, 2027-2028 jemi në BE. Tani thotë, jo. Tani thotë, nuk ka më nevojë që të shkojmë aty.

Merr dhe Vuçiçin si dëshmitar, dhe i bëjnë letër. Por a do lejojmë ne të përcaktojnë fatin tonë kriminelë si Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç? A do lejojmë ne që të mbyllin ata dyert e Europës për ne. Kurrën e kurrës! Ky, po të dojë të shkojë në Beograd. Dhe atje do e kapin, dhe atje do e gjejnë" - tha Berisha.

Berisha tha se Shqipërisë nuk mund t'ia mbyllë akush derën e BE-së.

"Kurrë ndonjëherë fati i Shqipërisë nuk ka qenë kaq në rrezik. Pse? Ua them unë. Enver Hoxha në 1946 e ndau nga bota Perëndimore, një armik i vërtetë. Por ishin dy kampe, e vendosi në kampin e gabuar. Kurse ky, ku po e nxjerr Shqipërinë që do ta largojë nga BE? Ku do ta çojë? Me Serbinë? Ku do ta çojë? Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çiflikun e tij për ta vjedhur çdo ditë. Ndaj dhe ne, do t’i përgjigjemi këtij me guximin më të fuqishëm, me zemërimin më të fuqishëm, dhe ne do ta rrëzojmë këtë" - tha Berisha.

Ai deklaroi se Rama i shpalli armiq gjermanët vetëm se e kritikuan. 

"Ia thanë gjermanët. Në mbledhjen e grupit i shpalli armiq. Leji tha, ata na kanë bërë të këqija shumë ne. Na kanë dhënë nja 1.5 miliardë euro ndihma në të gjithë Shqipërinë. Edhe këtu, ndihmat e tyre janë ndjerë, i kujtoj si sot. Po kështu vendet e tjera. Ato jo. Sado të na mbyllësh ne dyert e Europës, do të të mbyllim ty në qeli Edi Rama. Dhe ta them haptas: ti do shkosh në burg, po. Dhe as mos negocio, as mos u lodh të negociosh se forcë në botë që pengon popullin shqiptar pa të çuar ty aty ku e meriton nuk ka. Por tregove se je i aftë të bësh ndaj tyre ato që ka bërë Enver Hoxha, ta izolosh, ta grabisësh, ta shtypësh, ta plaçkisësh" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI