Flash

Vrasja e Khamenei/ FT: Mossad u fut në kamerat e Teheranit dhe bllokoi celularët

Lapsi.al 2 March 2026
Vrasja e Khamenei/ FT: Mossad u fut në kamerat e Teheranit dhe bllokoi

Kur truprojat dhe shoferët e zyrtarëve të lartë iranianë shkuan në punë mëngjesin e së shtunës në Teheran izraelitët ishin duke vëzhguar. Pothuajse të gjitha kamerat e trafikut në kryeqytetin iranian ishin hakeruar për vite me radhë. Imazhet e tyre ishin enkriptuar dhe transferuar në servera në Tel Aviv dhe Izraelin jugor. Këto detaje të reja nga eliminimi i Ajatollah Ali Khamenei i kanë dhënë “Financial Times” dy burime të sigurta në kushte anonimati.

Sipas njërit prej tyre, një kamera kishte një kënd veçanërisht të dobishëm, duke u lejuar izraelitëve të shihnin se ku truprojat parkonin zakonisht makinat e tyre personale.

Në kohë reale, izraelitët informoheshin për adresat, orët e detyrës, rrugët që ndiqnin truprojat iraniane të zyrtarëve për të shkuar në punë dhe më e rëndësishmja, kë mbronin dhe kë transportonin zakonisht.

Ky koleksion i inteligjencës shumëvjeçare ndihmoi në hapjen e rrugës për vrasjen e Ajatollah Ali Khameneit. Megjithatë, ky burim të dhënash në kohë reale nuk ishte e vetmja metodë që Izraeli dhe CIA përdorën për të përcaktuar saktësisht se kur do të ishte 86-vjeçari Khamenei në zyrën e tij të shtunën dhe kush do ta shoqëronte. Shërbimet izraelite arritën të "ndërhynin" në të dhënat e 12 antenave të celularëve pranë “Rrugës Pasteur”, duke i bërë linjat të dukeshin të zëna kur telefonoje, duke penguar në këtë mënyrë rojen e Khameneit të merrte sinjale të mundshme paralajmëruese.

“Para se të binin bombat, ne e njihnim Teheranin ashtu siç e njohim Jerusalemin", - tha një zyrtar i inteligjencës izraelite. "Dhe kur e njeh një vend aq mirë sa e njeh lagjen ku je rritur, vëren ndryshimin më të vogël."

Pamja e dendur dhe e pasur me informacion e kryeqytetit të armikut të saj të betuar ishte rezultat i mbledhjes së të dhënave të mundimshme, të mundësuar nga njësia e specializuar “8200” e Izraelit, materiali njerëzor i rekrutuar nga Mossadi dhe vëllimet e të dhënave të përpunuara nga inteligjenca ushtarake për të përpiluar raporte ditore.

Izraeli përdori një metodë matematikore të quajtur “analiza e rrjeteve sociale” për të analizuar miliarda pika të dhënash dhe për të zbuluar qendra vendimmarrjeje të papritura, si dhe për të identifikuar objektiva të rinj për mbikëqyrje dhe eliminim.

Superioriteti i shërbimeve të inteligjencës së Izraelit ishte i dukshëm në luftën 12-ditore qershorin e kaluar, kur shkencëtarët bërthamorë iranianë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë u vranë brenda pak minutash në një sulm fillestar.

Kësaj i parapriu një rrëzim i paprecedentë ndaj mbrojtjes ajrore të Iranit përmes një kombinimi sulmesh kibernetike, dronësh me rreze të shkurtër veprimi dhe municionesh të drejtuara me precizion të qëlluara nga jashtë kufijve të Iranit.

“Ne u hoqëm të parët sytë” - tha një zyrtar i inteligjencës për “FT”. Si në luftën e qershorit ashtu edhe tani, pilotët izraelitë kanë përdorur një lloj të veçantë rakete, “Sparrow”, versionet e së cilës janë të afta të godasin një objektiv aq të vogël sa një tavolinë darke nga më shumë se 1,000 km larg Iranit dhe rrezes së veprimit të çdo sistemi të tij të mbrojtjes ajrore.

Jo të gjitha detajet e operacionit të fundit dihen. Disa mund të mos bëhen kurrë publike, me qëllim mbrojtjen e burimeve dhe metodave që përdoren për të monitoruar objektiva të tjerë. Por vrasja e Khameneit ishte një vendim politik, jo vetëm një... arritje teknologjike.

Kur CIA dhe Izraeli u informuan se Khamenei do të takohej të shtunën në zyrat e tij pranë Rrugës Pasteur, mundësia për ta vrarë atë, së bashku me kaq shumë zyrtarë të tjerë të lartë iranianë, ishte pikërisht para tyre dhe nuk mund të humbiste, pasi ai nuk ishte në një nga dy bunkerët e projektuar posaçërisht për të.

Zyrtarët e CIA-s thanë se kishte një burim njerëzor që ishte i rëndësishëm për suksesin e misionit dhe siguroi ekzekutimin e saktë të operacionit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI