Flash

Spekulime për pamjen e tij, reagon Jim Carrey

Lapsi.al 2 March 2026
Spekulime për pamjen e tij, reagon Jim Carrey

Jim Carrey është detyruar të reagojë pas spekulimeve në rrjet se në ceremoninë e César Awards nuk kishte qenë ai personalisht, por një “klon” apo imitues.

Përfaqësuesja e tij, Marleah Leslie, deklaroi për Page Six se aktori mori pjesë vetë në ceremoninë ku u nderua me çmimin Honorary César.

Edhe Gregory Caulier, delegati i përgjithshëm i Çmimeve César, hodhi poshtë pretendimet, duke e quajtur praninë e Carrey-t “një moment historik”.

“Vizita e Jim Carrey-t ishte planifikuar që prej verës. Ai ishte jashtëzakonisht i prekur nga ftesa e Akademisë,” tha Caulier për Variety.

Sipas tij, aktori kishte punuar për muaj të tërë për fjalimin në frëngjisht dhe kishte marrë pjesë në ceremoni i shoqëruar nga partnerja, vajza, nipi dhe miq të ngushtë. Në sallë ishte gjithashtu edhe miku i tij i vjetër, regjisori francez Michel Gondry.

Spekulimet nisën pasi fansat komentuan pamjen “ndryshe” të aktorit 64-vjeçar, duke pretenduar se ai kishte bërë ndërhyrje estetike apo madje ishte “klonuar”.

“Askush s’mund të më bindë që nuk e kanë klonuar Jim Carrey-n,” shkroi një përdorues në rrjetin X.

Të tjerë aluduan për operacione plastike duke krahasuar pamjen e tij me rolet ikonike si në filmin Dumb and Dumber.

Zërat u shtuan edhe më shumë pasi make up artisti, Alexis Stone publikoi në Instagram imazhe të një maske hiper-realiste që i ngjante fytyrës së Carrey-t, duke bërë shaka se kishte zënë vendin e tij në ceremoni.

Në rrjet qarkulloi edhe një video e vjetër ku aktori shprehej se “nuk ekziston”, duke thënë se edhe “Jim Carrey” është një personazh i krijuar prej tij.

Carrey ishte tërhequr nga aktrimi në fund të viteve 2010 dhe kishte deklaruar për The Hollywood Reporter se nuk dëshironte më të ishte pjesë e industrisë së filmit.

Megjithatë, ai u rikthye në ekran për filmin Sonic the Hedgehog 3, i cili u publikua në vitin 2024.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI