Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shehaj-Gonzatos: S'kemi nevojë për reforma formale, por duhet mbrojtur drejtësia

Lapsi.al 2 March 2026
Shehaj-Gonzatos: S'kemi nevojë për reforma formale, por duhet

Agron Shehaj bashkë me deputetin Erald Kapri takuan ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato. Kreu i Mundësia deklaroi se i ka thënë ambasadorit europian se Shqipëria nuk ka nevojë për reforma formale, por duhet mbrojtur drejtësia.

Sipas Shehajt, SPAK-u po kërcënohet për shkak të hetimeve ndaj zyrtarëve të korruptuar, ndërsa mazhoranca po përpiqet të pengojë punën e tij.

"Lufta kundër korrupsionit në rrezik! Në takimin me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, theksuam se Shqipëria nuk ka nevojë për reforma formale, por për drejtësi që i jep fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. SPAK-u është nën kërcënim sepse po heton të korruptuarit dhe mazhoranca po bën gjithçka që ta ndalojë" - shkroi Shehaj në Facebook.

Deputetët gjithashtu i kërkuan Gonzatos që firmat që po mbledhin në mbrojtje të drejtësisë t'i dorëzojnë në Parlamentin Europian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI