Flash

Prapaskena/ Ministri iranian i ngriti zërin të dërguarit të Trump para sulmit

Lapsi.al 2 March 2026
Prapaskena/ Ministri iranian i ngriti zërin të dërguarit të

Kanë dalë detaje të reja nga takimi mes delegacionit të SHBA dhe atij të Iranit të enjten në Gjenevë. Në fokus ishte gjetja e një marrëveshje për kërkesën e Teheranit për të çuar përpara programin bërthamor. Nga ajo që ka zbuluar NBC News, takimi është shoqëruar me tone të larta. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi kishte ngritur zërin përpara Steve Witkoff të dërguarit të posaçëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Një zyrtar i lartë tregoi se Araghchi filloi t'i bërtiste Wittkoff dhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner duke pretenduar se vendi i tij kishte një "të drejtë të patjetërsueshme" për të pasuruar uraniumin. Në krahun tjetër Wittkoff iu përgjigj se SHBA-të kishin një "të drejtë të patjetërsueshme" për të ndaluar Iranin.

"Nëse preferoni, unë mund të iki", - thuhet se i tha Wittkoff Araghchi. I njëjti burim vuri në dukje se anëtarët e delegacionit amerikan informuan më pas Trump, i cili nuk e mbajti sekret "turpin" e tij për atë që kishte ndodhur.

Disa orë më vonë, të shtunën në mëngjes, SHBA-të ishin në luftë me Iranin. "Operacione të mëdha ushtarake" kundër Iranit kishin filluar, deklaroi Trump në një video të postuar në 2:30 të mëngjesit me orën amerikane në llogarinë e tij në mediat sociale.

Vendimi i presidentit amerikan për të sulmuar Teheranin dhe për të eliminuar udhëheqjen iraniane erdhi pas negociatave të zgjatura mes dy palëve, të cilat e lanë atë të frustruar dhe të bindur se një zgjidhje diplomatike nuk ishte e mundur.

“Ata nuk ishin të gatshëm të ndalonin kërkimet e tyre bërthamore. Ata nuk ishin të gatshëm të thoshin se nuk do të pajiseshin me armë bërthamore. Shumë e thjeshtë” - tha Trump. Pjesa tjetër është histori. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI