Flash

Pakti Rama-Vuçiç/ Gazetari gjerman: Duan një rrugë të shkurtër, por nuk do u ecë

Lapsi.al 2 March 2026
Pakti Rama-Vuçiç/ Gazetari gjerman: Duan një rrugë

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në SYRI TV. Ai komentoi propozimin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në gazetën e tij, Frankfurter Allgemeine Zeitung se janë gati të pranojnë një anëtarësim të dorës së dytë në BE.

Rama dhe Vuçiç kërkojnë anëtarësim në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Shengen. Në intervistë, Martens tha se nuk ekziston klima politike për zgjerimin e BE-së, pasi Gjermania, por edhe Franca nuk janë gati. Ai theksoi se anëtarësimi në BE nuk është në tavolinë, sikundër shtoi se as Serbia dhe as Shqipëria nuk plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e tregut të vetëm evropian.

“Disa persona kanë mendimin se tani kërkojnë rrugë të shkurtra për të mbërritur tek fondet europiane por nuk do të funksionojë. Nuk mund të bëhesh pjesë e Shengenit, as tregut të vetëm pa përmbushur kushtet kryesore si pavarësia e sistemit të drejtësisë, liria e medias. Rruga drejt tregut të vetëm nuk është aq e lehtë".

"Rruga drejt BE është e mbyllur pasi nuk ekziston një mazhorancë politike që të pranojë vende të tjera që mund të kenë të drejtën e vetos. Në të ardhmen mund të ndryshojë, por tani për tani nuk mund të ndryshojë dhe nuk do bëhet gjë as për Malin e Zi.

I vetmi vend që mund të bëhet gati për 2-3 vitesh për tregun evropian është Mali i Zi. Por Mali i Zi nuk e do këtë dhe kërkon anëtarësim të plotë. Por mendoj se shpejt do ta kuptojë se nuk ka zgjidhje tjetër,” tha Martens duke shtuar se në Berlin ka persona me influencë që e mbështesin këtë ide.

Gjatë intervistës, Martens theksoi se as drejt zonës Shengen dhe as drejt tregut të përbashkët nuk mund të shkohet pa plotësuar kushtet në rrafshin e kritereve të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë. Martens tha se anëtarësimi i dorës së dytë nuk është një ide që e ka shpikur Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, por janë ata që e kanë shprehur haptas. Sipas tij, kjo është një ide e hedhur 10 vite më parë.

I pyetur nëse kjo gjë do të thotë se Serbia do të heqë dorë nga pengesat për Kosovën, Martens tha se “anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE është i pamundur nëse nuk e njeh Kosovën”. “Sa i përket tregut të përbashkët, nuk e di në qoftë se Serbia do bëhet pjesë pa e njohur Kosovën si shtet i pavarur pasi ky debat është në fillesat e veta,” tha ai. /SYRI.net

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI