Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ministria e Jashtme: Nuk ka shtetas të Kosovës të lënduar në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 2 March 2026
Ministria e Jashtme: Nuk ka shtetas të Kosovës të lënduar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi të hënën se qindra shtetas të Kosovës ndodhen në disa shtete të Lindjes së Mesme, por asnjëri prej tyre nuk është prekur nga luftimet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Në një postim në Facebook, Ministria tha se 21 qytetarë të Kosovës ndodhen në Izrael, 331 në Arabinë Saudite, rreth 400 qytetarë rezidentë dhe 70 turistë të lajmëruar deri tani në Emiratet e Bashkuara Arabe, 75 qytetarë në Katar, përafërsisht 60 qytetarë në Kuvajt, 4 qytetarë në Bahrejn dhe 2 qytetarë në Oman.

“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion të madh në Iran, më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se qëllimi i operacionit, të koduar Tërbimi Epik, është të “sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”.

Pas bombardimeve të mëdha të fundjavës, që vranë edhe liderin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe disa vendeve në Lindjen e Mesme që strehojnë baza ushtarake amerikane, përfshirë Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Kjo është dita e tretë e luftimeve që nuk duket se do të ndalen së shpejti.

MPJD-ja u bëri thirrje shtetasve të Kosovës në këto vende të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale, të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në njoftim të radhës dhe të qëndrojnë në kontakt të rregullt me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ministria gjithashtu postoi kontaktet ku kosovarët mund të thërrasin për çdo nevojë urgjente.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI