Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Trump fillon të japë detaje: Lufta me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë

Lapsi.al 1 March 2026
Trump fillon të japë detaje: Lufta me Iranin mund të zgjasë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se konflikti me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë, duke theksuar se operacionet ushtarake “po zhvillohen sipas planit”. Në një intervistë telefonike për Daily Mail, ai konfirmoi gjithashtu vdekjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë operacioneve të fundit.

Sipas Trump, tre ushtarakët humbën jetën në terren, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende publik. “Ishin njerëz të shkëlqyer. Në operacione të tilla, fatkeqësisht, priten humbje”, u shpreh ai, duke shtuar se situata mund të vazhdojë dhe se rreziqet mbeten të pranishme.

Presidenti amerikan theksoi se këto janë humbjet e para të personelit ushtarak amerikan gjatë mandatit të tij të dytë. Ai përmendi se operacione të mëparshme, si arrestimi i presidentit venezuelian Nicolás Maduro në janar dhe bombardimet e objekteve bërthamore iraniane në qershor, nuk kishin shkaktuar viktima amerikane. “Kemi bërë një punë mjaft të mirë”, komentoi ai.

“Një proces katërjavor”

Trump vlerësoi se përplasja me Iranin mund të zgjasë rreth katër javë. “Gjithmonë e kemi konsideruar si një proces katërjavor. Është një vend i madh, do të duhen katër javë ose edhe më pak”, tha ai.

I pyetur për ecurinë e operacioneve, presidenti u shpreh se “gjithçka po shkon sipas planit”, duke pretenduar se “e gjithë udhëheqja e tyre është neutralizuar, më shumë nga sa prisnim. Duket se janë 48 persona”.

I hapur për bisedime, pa premtuar armëpushim

Trump u shfaq i hapur ndaj mundësisë së vazhdimit të bisedimeve me Teheranin, por pa dhënë garanci për një ndalim të përkohshëm të sulmeve. “Nuk e di. Ata duan të flasin, por u thashë se duhej ta kishin bërë javën e kaluar, jo këtë javë”, deklaroi ai.

Nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, presidenti amerikan bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit ushtarakë dhe se pritet t’i drejtohet sërish publikut amerikan pas një informimi të ri mbi zhvillimet.

Kontakte me liderë të Lindjes së Mesme

Trump zbuloi se ka zhvilluar bisedime me liderët e Bahreinit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Jordanisë dhe vendeve të tjera të rajonit. I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Arabisë Saudite në konflikt, ai u përgjigj shkurt: “Po luftojnë, edhe ata po luftojnë”.

Presidenti amerikan pritet të rikthehet më vonë në Uashington. Sipas tij, bashkëpunëtorët kanë kontaktuar tashmë familjet e ushtarëve të rënë, ndërsa ai vetë do t’i takojë ato “në momentin e duhur”.

Në fund, Trump u shfaq optimist se pas përfundimit të operacioneve mund të lindë një regjim demokratik në Iran. “E besoj këtë. Do të jetë interesante ta shohim. Shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë zhvillime pozitive mund të dalin nga kjo situatë”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI