Flash

Rama: Shembja e rrugës në Librazhd nuk ka lidhje me korrupsionin

Lapsi.al 1 March 2026
Rama: Shembja e rrugës në Librazhd nuk ka lidhje me korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për aksin e shembur rrogor Librazhd-Prrenjas, për të cilin tha se lidhje e korrupsionit me atë zhvillim është zero.

“Dua të ndalem këtu edhe një herë për të adresuar një zhurmë të jashtëzakonshme bombash artizanale që shpërthyen në të tëra 700 tenxheret politike-mediatike të Shqipërisë, lidhur me një fatkeqësi natyrore ose siç quhet në kontratat e infrastrukturës, një ndërhyrje e një force madhore pra që s'ka të bëjë me njeriun, po me natyrën, në aksin e Korridorit të 8, në kantierin e Korridorit të 8, ku po ndërtohet një nga veprat më kuptimplota të Shqipërisë së viteve pas rënies së regjimit dhe kjo zhurmë, kjo çmenduri, e cila përcolli në mënyrë këmbëngulëse në veshët e shqiptarëve, mesazhin se ajo rrëshqitje prej disa qindra metrash në një aks shumë kilometërsh ishte pasojë e korrupsionit, nuk është asgjë tjetër, përveçse pjesë e një zinxhiri të tërë histerie, që i vjen rrotull këmbëve të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur Shqipëria është duke kryer misionin më historik të saj për të mbërritur më në fund në majën ku meritojnë të jetojnë shqiptarët, aty ku është shtëpia e përbashkët e Bashkimit Europian.

E pikërisht kur Shqipëria po e lufton korrupsionin më fort se asnjëherë dhe këto janë fakte, këtu flitet se korrupsioni është më i madh se asnjëherë. Po kaq e vërtetë është kjo, sa ç’është e vërtetë lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje. Zero, zero! Aty ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja ka afektuar, jo aksin e ri, asgjë që lidhet me kantierin dhe me të gjitha punimet që janë bërë me kantierin përgjatë segmentit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, po rrugën e vjetër, në një vend ku terreni malor, formacionet argjilore dhe shpatet e paqëndrueshme janë afektuar ndjeshëm, siç ka ndodhur në shumë vende, duke u nisur nga Greqia fqinje për shkak të reshjeve shumë intensive dhe këmbëngulëse të këtij dimri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa adekuate emergjence.

Policia e Shtetit ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar prani 24 orë në të gjitha ditët që kur ka ndodhur bllokimi, për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugëve alternative, nuk është ndalur asnjë minutë, po ashtu dhe puna për të stabilizuar gjeoteknikisht terrenin. Paralelisht, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor që nuk është i mjaftueshëm sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar që t’i japi fund një herë e mirë problemit që është shfaqur aty dhe që ta bëjë këtë në mënyrë të qëndrueshme dhe prandaj, paralelisht me menaxhimin e situatës aktuale po përshpejtohet zhvillimi i kësaj infrastrukture të re strategjike.

Edhe një herë, është shembulli tipik, më i freskët i diferencës midis realitetit dhe të vërtetat e një Shqipërie që ngjitet dhe dëshpërimit të atyre që përfaqësojnë Shqipërinë, që ne gjetëm në humnerë dhe që nga humnera ku ndodhen, duan ta tërheqin këtë vend poshtë, po nuk kanë për t’ia dalë sepse kjo Shqipëri nuk ndalet" - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI