Flash

Rama flet për ndryshimet në qeveri: Balluku ka bërë punë të jashtëzakonshme

Lapsi.al 1 March 2026
Rama flet për ndryshimet në qeveri: Balluku ka bërë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndryshimet që bëri pak ditë më parë në qeveri. Gjatë fjalës në podkastin 'Flasim', Rama tha se Belinda Ballukun nuk do ta shkarkonte në një situatë tjetër, teksa shtoi se lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e saj do të fliste pas raportit të Këshillit të Mandateve.

“Këtë javë u zhvillua mbledhja e zgjeruar mujore e grupit parlamentar socialist ku u bë një diskutim i detajuar nga deputetët mbi ecurinë e punës në një sërë sektorësh për të cilët raportuan ministrat përkatës. Po ashtu, në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit, unë fola për raportet midis politikës dhe drejtësisë, në një fazë kur shumëçka pozitive është arritur, por kur shumëçka tjetër kërkon adresim dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund t’i kthehen fjalës time në po këtë faqe, në ditën kur u mbajt mbledhja e zgjeruar mujore e grupit faktikisht, të enjten e shkuar.

Në ndërkohë po aty, unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli.

Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve”, - tha kryeministri Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI