Flash

Mancini nën bomba në Doha: “Isha në meshë, më erdhi një mesazh alarmi në arabisht”

Lapsi.al 1 March 2026
Mancini nën bomba në Doha: “Isha në meshë, më
Fillimisht alarmet në telefon, me mesazhe të shkruara në arabisht. Më pas shpërthimet, të forta dhe shkatërruese. Kështu i ka përjetuar Roberto Mancini orët e tensionit në kryeqytetin e Katarit, në Doha, ku sot është trajner i Al-Sadd. Ish-komisari teknik i Kombëtares italiane ka rrëfyer për Tg1 momentet e trazuara pas sulmit që tronditi Gjirin pas ofensivës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit. “Filloi të binte alarmi i celularit tim me shkrimin në arabisht. Erdhen pesë apo gjashtë mesazhe. Pak më vonë nisën shpërthimet. Ne ishim në meshë kur mbërritën alarmet, ndërsa ndodheshim në kishë. Thoshin të ktheheshim menjëherë në shtëpi dhe të mos lëviznim prej andej”, fjalët e trajnerit.

Rrëfimi në televizion i teknikut italian: “Nga shtëpia dëgjova shpërthimet”

Tekniku italian, i cili ka firmosur me klubin nga Katari një kontratë deri në qershor 2026 pas eksperiencës në krye të Kombëtares saudite, ndodhet prej disa muajsh në Doha. Në stafin e tij janë edhe italianë të tjerë si Massimo Maccarone dhe Christian Lattanzio. Këtë mëngjes, rutina e përditshme u trondit nga një përshkallëzim ushtarak që përfshiu drejtpërdrejt zonën. Në Instagram Mancini ka shpërndarë edhe një video ku duken shpërthimet në qytet: dallohen trajektoret e raketave dhe gjurmët e lëna nga mbetjet dhe copat e raketave të rrëzuara nga sistemet mbrojtëse. Në një klip të shkurtër shihet njëra prej tyre që bie në një zonë më periferike të kryeqytetit duke shkaktuar një shpërthim të frikshëm, i ndjekur nga re flakësh dhe tym i dendur. “Qatar close to Doha” është shkrimi që Mancini ka vendosur në “story”-n e publikuar në rrjetet sociale dhe të montuar me pamjet ku shihen detonimet në largësi dhe persona në rrugë që ikin me vrap. Pamje të tjera ofrojnë një tablo fantazmë të qytetit, tashmë të zbrazur. “Është një nga shpërthimet që kam dëgjuar nga shtëpia”, shtoi ai gjatë rrëfimit për atë që po ndodh.

Telefonata e nënës: “I thashë të rrinte e qetë… të paktën për momentin”

Tensioni u rrit pas sulmit të përbashkët të nisur në agim nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, i cilësuar “parandalues” për të neutralizuar kërcënimet e supozuara nga Teherani. Në kundërsulmin iranian u përfshinë edhe Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me shpërthime të forta të raportuara si në Doha ashtu edhe në Dubai, ku mbetje të një rakete goditën një hotel. “Më telefonoi nëna ime, ishte e shqetësuar. I thashë të rrinte e qetë, të paktën për momentin”, shtoi Mancini në bisedën me Tg1. Qetësia në ton nuk e fsheh ankthin për një situatë që pritej, nisur nga lajmet dhe lëvizjet ushtarake në zonë: “Duke parë dislokimin e forcave që ka këtu në Gjirin Persik, mendonim se mund të ndodhte diçka. Shpresonim që diplomacia të arrinte të bënte diçka. Shpresojmë për mirë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI