Flash

Ambasada gjermane dënon dhunën në protestën e PD-së

Lapsi.al 1 March 2026
Ambasada gjermane dënon dhunën në protestën e PD-së

Ambasada Gjermane në Tiranë mbështet qëndrimin e delegacionit të BE-së publikuar gjatë ditës së sotme ndaj protestës së opozitës më 28 shkurt.

Në një reagim në rrjetin social Instagram, përmes një mesazhi, ambasada gjermane thotë se e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës.

Reagimi i Ambasadës gjermane:

Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.

Whatsapp Image 2026 03 01 At 18.04.38

Të këshilluara

Komenti/ Rrugët nuk ndërtohen me gurë lumi

Nga Gjergj Erebara/ Pothuajse njëzet e dy shekuj më parë, një romak me prejardhje plebeje dha një urdhër që i dha famë shumë më të madhe se sa kishte ai vetë, g...

13:29

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI