Flash

Vrau 17-vjeçarin shqiptar në Greqi dhe plagosi një tjetër, dorëzohet në polici autori

Lapsi.al 27 February 2026
Vrau 17-vjeçarin shqiptar në Greqi dhe plagosi një tjetër,

Autori që vrau 17-vjeçarin shqiptar Aleks Vangjelin dhe plagosi një 19-vjeçar është arrestuar. Konkretisht, i mituri u paraqit në stacionin e policisë pak pas orës 18:00, duke u thënë oficerëve se ai është autori.

"Erdha të dorëzohem, unë jam ai që po kërkoni për therjen", tha ai.

Midis personave që po merret në pyetje është edhe nëna e të riut , i cili ishte identifikuar si autor i krimit nga 19-vjeçari i plagosur. Sipas këtyre raportimeve, nëna e të riut që po kërkohej i kishte thënë policisë se djali i saj, edhe nëse ishte i përfshirë, nuk kishte qëllim vrasjeje.

Ngjarja ka ndodhur, pasi grupi i viktimës është takuar me grupin e autorit të krimit me qëllim që t'i "gjejë" ata për një vjedhje që kishte ndodhur në periudhën e mëparshme, pa u sqaruar përfshirja e secilit person në këtë rast.

Sipas mediave greke, 19-vjeçari i plagosur i ka treguar policisë, se si u sulmua ai dhe shoku i tij nga i njëjti person, një 17-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit ndodhej në stacion dhe po jepte dëshmi.

Të këshilluara

Lëvizje në drejtuesit e disa komisariateve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit. Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante po...

18:33

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI