Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Surpriza që Saka nuk e priste: letra e prindërve i ndryshon ditën më të rëndësishme

Lapsi.al 27 February 2026
Surpriza që Saka nuk e priste: letra e prindërve i ndryshon ditën
Bukayo Saka buzëqeshi sinqerisht kur firmosi rinovimin e kontratës me Arsenal (deri në vitin 2030). Më pas, për një çast, i munguan fjalët dhe shprehja e fytyrës ndryshoi nga emocionet. Dhe jo, nuk ishin shifrat e pagës së tij që e tronditën (324 mijë euro në javë, rreth 18 milionë në vit), por një letër e firmosur nga nëna dhe babai. Nuk e priste dhe kur ia treguan ishte sikur bëri një udhëtim vajtje-ardhje në kohë, duke u gjetur fëmijë, adoleshent dhe papritur i rritur (edhe pse është vetëm 24 vjeç) që ka realizuar ëndrrën për t’u bërë futbollist. Momenti më intensiv i këtyre ditëve ishte leximi i asaj që familjarët kishin shkruar në atë fletë të varur në një rrjetë dhe që iu dorëzua nga një gazetare e CNN që ishte aty për ta intervistuar.

Letra e prindërve që preku Saka pas rinovimit

Adenike dhe Yomi janë prindërit e tij, ata pa të cilët nuk do t’ia kishte dalë kurrë. “Jam pa fjalë. Vërtet. Mund të them vetëm faleminderit. Nuk do të isha këtu pa ta”, ishte reagimi i mahnitur i numrit shtatë të “Gunners”. Të driblosh kundërshtarët, të magnetizosh topin, të rezistosh përplasjeve të mbrojtësve janë asgjë krahasuar me atë që përjetoi duke lexuar rreshtat e letrës. “Zemrat tona janë të mbushura me gëzim – lexohet në letër –. Kjo kontratë e re që ke firmosur nuk është vetëm njohje e cilësive të tua teknike, por edhe e disiplinës, përulësisë dhe forcës së karakterit”. Një mesazh që shkonte përtej futbollit. Prindërit donin të theksonin mbi të gjitha njeriun që djali i tyre është bërë: “Jemi krenarë për personin që je sot. Në momentet e bukura dhe në ato të vështira, ke mbetur i përulur, i sjellshëm dhe mirënjohës”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Bukayo Saka (@bukayosaka87)

Rrugëtimi i familjes së emigruar në Londër nga Nigeria

Fjalë që e prekën thellë Bukayo Saka. “Jam pa fjalë. Vërtet. Mund të them vetëm faleminderit. Nuk do të isha këtu pa ta”, pranoi dukshëm i emocionuar, duke kujtuar të gjitha sakrificat që prindërit bënë për të dhe për t’i dhënë një të ardhme pasi emigruan në Londër nga Nigeria. “Mënyra se si kanë jetuar është burim frymëzimi për mua. Nga periudha në Nigeri deri te jeta që kemi sot… për mua ka vetëm një shpjegim: Zoti”. Lojtari i Arsenal rrëfeu se nuk është mësuar t’i dëgjojë prindërit të shprehen në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë dhe të thellë. “Nuk ndodh shpesh dhe jam thellësisht mirënjohës edhe për këto fjalë”. Në një botë futbolli të shënuar nga shumat e kontratave milionere, skena që do të mbetet në kujtesë nuk është ajo e firmës, por e një djali të prekur përballë prindërve të tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI