Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rama e hoqi/ Nancy VanHorn vlerëson Pirro Vengun si partner të fortë të ambasadës

Lapsi.al 27 February 2026
Rama e hoqi/ Nancy VanHorn vlerëson Pirro Vengun si partner të

Në orët e fundit në detyrë, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë një ngushëllim nga ambasada amerikane në Tiranë sa për ta balancuar disi shijen e hidhur të shkarkimit të papritur që i bëri kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të raketave Javelin në Zallherr, e ngarkuara me punë e ambasadës Nancy VanHorn i rezervoi një vlerësim të veçantë ministrit riosh, të cilin e quajti një partner të ngushtë të ambasadës.

“Dua të them që jemi të lumtur që të kemi këtu ministrin që ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara” u shpreh VanHorn e ndërgjegjshme që këto ditë, Vengu është duke u marrë me paketimin e sendeve të tij personale për të dorëzuar zyrën tek një i besuar i afërt i Belinda Ballukut.

Nuk dihet nëse ky partneritet kaq i ngushtë me ambasadën është bërë shkas për largimin e Pirro Vengut nga detyra, por gjithsesi nuk do të ishte i pari. Pëshpëritjet në ambasadë i hëngrën kokën disa vite më parë ish drejtorit të policisë, Gledis Nano, që gjithnjë ishte parë me dyshim nga Rama për afërsinë që kishte me "rrugën e Elbasanit".

Off the record/ Fjalët e Ramës në “funeralin politik” të Ballukut

Më herët, Lapsi.al raportoi se në diskutimet me dyer të mbyllura me deputetët socialistë, Rama foli me përbuzje të dukshme ndaj të vetëve që i japin më shumë gojës nëpër ambasada e diplomatë. Këtë kategori Rama e cilësoi si “deputetë anglishtfolës”./ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI