Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

PAMJET/ Tramvaji del nga shinat në Milano, 2 viktima dhe 40 të plagosur

Lapsi.al 27 February 2026
PAMJET/ Tramvaji del nga shinat në Milano, 2 viktima dhe 40 të

Një tramvaj nga shinat rreth orës 16:00 të së premtes në Milano. Fatkeqësisht, 2 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u plagosën, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Një nga viktimat ishte një italian 60-vjeçar që ndodhej në rrugë ndërsa viktima e dytë është një senegalez që ishte në tramvaj. Ai u dërgua në spital me sinjal të kuq dhe vdiq pak pasi mbërriti aty.

Shkaku i aksidentit është ende duke u përcaktuar. Kryeministrja Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet e saj më të thella për aksidentin e rëndë.

"U ndjeva keq, nuk ndihesha mirë", - thuhet se u tha shoferi disa kolegëve që shkuan në vendin e ngjarjes. Ai ka punuar për këtë kompani për 34 vjet dhe u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetuesit sekuestruan telefonin e tij celular si një provë kyçe në rindërtimin e aksidentit.

Tramvaji i dalë nga shinat kishte qenë në shërbim për disa javë. Në momentin e daljes nga shinat, tramvaji ishte plot me njerëz, të cilët ranë në tokë si pasojë e përplasjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI