Flash

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Lapsi.al 27 February 2026
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

KPA ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako. Ai u shkarkua nga detyra, pasi ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Ky vendim u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare.

Pas shqyrtimit të çështjes së prokurorit Tako, u vendos shkarkimi i tij, pasi bëhej fjalë për probleme të etikës dhe të kriterit professional si dhe sjellje të vazhdueshme, e cila tregonte mungesë angazhimi dhe përgjegjshmërie në detyrë. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim i vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 698, datë 15.09.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 27.02.2026, në Tiranë".

Të këshilluara

Lëvizje në drejtuesit e disa komisariateve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit. Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante po...

18:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI