Flash

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK për rikthimin në burg partneres së Bajrit

Lapsi.al 27 February 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK për rikthimin në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga SPAK për Eria Agon. Prokuroria e Posaçme kondërshtoi lirimin nga qelia të ish të dashurës së Safet Bajrit më 20 nëntor 2025 nga Apeli i GJKKO-së.

Eria Ago akuzohej se ndihmoi Safet Bajrin që të largohej nga vendi i krimit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Fatbardh Liçit në Shkodër. Ago u lirua pas ankimimeve të depozituara, por SPAK ishte kundër dhe bëri ankimim në Gjykatën e Lartë, e cila ka lënë në fuqi lirimin e bërë nga shkalla e dytë e GJKKO.

Arrestimi i Safet Bajrit

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018.

Të këshilluara

Lëvizje në drejtuesit e disa komisariateve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit. Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante po...

18:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI