Flash

Gazetari gjerman paralajmëron një projekt të ri mes Ramës dhe Vuçiç

Lapsi.al 27 February 2026
Gazetari gjerman paralajmëron një projekt të ri mes Ramës
Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik përmes një postimi në rrjetin social “X”. Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin. Ai bën me dije se detaje të plota mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Në vijim: Një iniciativë e përbashkët e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vučić mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ky hap pritet të tërheqë shumë vëmendje, edhe pse shumë do të jenë kundër. Më shumë së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ. Dalje nga stanjacioni? Në një shkrim të përbashkët për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić nuk kërkojnë domosdoshmërisht anëtarësimin në BE, por mbështesin pranimin e vendeve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe Zonën Schengen: Kjo ide nuk ka origjinën tek Vučić dhe Rama, por ata janë politikanët e parë me influencë që e përqafojnë publikisht dhe qartë si të tyre. Edhe pse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vendet më të përshtatshme për ta zbatuar këtë qasje tani, një debat mbi të mund të jetë gjithsesi i dobishëm. Parakushti, natyrisht, do të ishte që oferta të merret seriozisht nga BE dhe shtetet e saj – më seriozisht se farsën e njohur aktualisht si “politika e zgjerimit të BE-së”. Për artikullin e plotë nga Rama dhe Vučić, shih Frankfurter Allgemeine Zeitung,” shkruan Martens në postimin e tij në “X”.

Të këshilluara

Lëvizje në drejtuesit e disa komisariateve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit. Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante po...

18:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI