Flash

Drejtonte makinën nën efektin e drogës, arrestohet i riu në Durrës

Lapsi.al 27 February 2026
Drejtonte makinën nën efektin e drogës, arrestohet i riu në

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 20-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Ai u ndalua në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit. Pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç.

Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Lëvizje në drejtuesit e disa komisariateve

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtuese të komisariateve në disa qytete të vendit. Mësohet se Luan Sinanaj, i cili mbante po...

18:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI