Flash

Banka Botërore:Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

Lapsi.al 27 February 2026
Banka Botërore:Shqipërisë i duhen 20 vite për të

Shqipërisë i duhen së paku 20 vjet që të arrijë vetëm gjysmën e të ardhurave mesatare për frymë të Bashkimit Evropian. Në këtë përfundim arrin Banka Botërore në raportin “Rishikimi i financave publike në Shqipëri” teksa analizon ecurinë e rritjes ekonomike të vendit dhe faktorët e tjerë socio-ekonomikë.

"Shqipëria arriti statusin e vendit me të ardhura të mesme të larta në vitin 2008, kur PBB-ja për frymë ishte vetëm 24 për qind e mesatares së BE-së. Që atëherë, Shqipëria e ka ngushtuar këtë hendek me ritme të moderuara, duke arritur në 33 për qind. Zgjerimi ekonomik ka ndodhur kryesisht në sektorë me produktivitet dhe paga të ulëta si prodhimi bazë dhe turizmi në shkallë të vogël, ndërkohë që ekonomia informale mbetet në nivele të konsiderueshme, në 29–33 për qind të PBB-së. Me politikat aktuale, Shqipërisë do t’i duhen gati 20 vite, pothuajse një gjeneratë, për të arritur vetëm gjysmën e të ardhurave mesatare për frymë të BE-së.", sqaron raporti.

Banka Botërore kërkon nga qeveria ngritjen urgjente dhe forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme për të mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjen në tregun e punës.

"Perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë varen nga forcimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës dhe avancimi i politikave klimatike për të përshpejtuar konvergjencën – veçanërisht në kontekstin e ndryshimeve demografike. Shqipëria ka arritur stabilitet makroekonomik, por që të ruhet rritja afatgjatë duhen adresuar sfidat strukturore të vazhdueshme. Tendencat demografike të Shqipërisë, përfshirë rënien e normës së lindshmërisë dhe shkallën e lartë të emigracionit, theksojnë nevojën urgjente për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme për të mbështetur zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjen në tregun e punës.", thuhet në raport.

Shqipëria duhet të rishikojë politikën fiskale, që mbetet relativisht e dobët, vlerëson Banka Botërore ku vëren se me ritmin aktual të reformave, rritja vjetore pritet të ngadalësohet në planin afatgjatë, duke arritur vetëm 1.5 për qind deri në vitin 2050. "Korniza aktuale fiskale nuk arrin të adresojë rreziqet fiskale në zhvillim dhe të përshpejtojë konvergjencën e të ardhurave me BE-në. Rreziqet fiskale burojnë nga presionet demografike, detyrimet kontigjente, ndikimet klimatike dhe investimet publike ineficiente – të përkeqësuara nga politika rishpërndarëse më të dobëta krahasuar me ato të vendeve të tjera të ngjashme.", thuhet më tej.

Sipas Bankës Botërore, në afat-shkurtër, prioritetet duhet të përfshijnë përmirësimin e mbledhjes së taksave; rritjen e alokimeve për sektorët e kapitalit njerëzor.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë muzeu në Sarandë

Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Sipas ...

15:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI