Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

"Punon ti, sekretarja dhe roja", çfarë i tha Rama Elisa Spiropalit para shkarkimit

Lapsi.al 26 February 2026
"Punon ti, sekretarja dhe roja", çfarë i tha Rama Elisa

S'ka zgjatur as 5 muaj Elisa Spiropali në krye të Ministrisë së Jashtme, një nga eksperiencat më të shkurtra në drejtimin e diplomacisë, që nisi shtatorin e vitit të kaluar, kur socialistët sapo kishin fituar mandatin e katërt. Nuk dihet se ku gaboi Spiropali këto muaj, por pak javë më parë, Rama e kishte shprehur pakënaqësinë e tij duke e quajtur një dështim drejtimin e ministrisë së jashtme.

Rama shkarkon Ballukun, bie gjysma e qeverisë

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS, në 16 Janar, kryeministri i tha se në dikasterin që drejtonte ajo duket sikur punoin vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, i tha Rama Spiropalit që sot e gjen veten jashtë kabinetit qeveritar dhe është zëvëndësuar nga Ferit Hoxha.

Të këshilluara

GJKKO rrëzon SPAK: Lefter Koka ruan lirinë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ...

17:57

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI