Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

PAMJET/ Ekstradohet nga Dubai, "i forti i Niklës" Durim Bami

Lapsi.al 26 February 2026
PAMJET/ Ekstradohet nga Dubai, "i forti i Niklës" Durim Bami

Durim Bami, i cili u ekstradua nga Dubai ka mbërritur në Rinas. Bami ishte prej shumë kohësh i kërkuar nga drejtësia, pasi dyshohet se ishte drejtues i një grupi kriminal. Ky grup vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit.

Ai akuzohet gjithashtu se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Fillimisht ai u arrestua në Dubai, në tetor të vitit 2024, ndërsa ditën e sotme u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

"Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni dhe bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve" - thuhet në njoftim. /lapsi.al

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës në qeveri, reagon Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë pas ndryshimeve në qeveri. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje që kërkon të shpëtojë lëkurën ...

20:57

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI