Flash

Ndryshimet në qeveri/ Lubonja: Tym për ndërkombëtarët, duhet të ikë koka e sistemit

Lapsi.al 26 February 2026
Ndryshimet në qeveri/ Lubonja: Tym për ndërkombëtarët,

Analisti Fatos Lubonja komentoi në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, si dhe rokadën në kabinetin qeverisës.

Lubonja u shpreh se e sheh si një tymnajë që i drejtohet ndërkombëtarëve se këtu po merren masa, por edhe opinionit publik.

Ai theksoi se ndryshime të tilla nuk sjellin asgjë, pasi duhet ndryshuar sistemi dhe të largohet kryeministri Rama.

“Ky tym i drejtohet edhe ndërkombëtarëve që shiko se ja po merren masa në Shqipëri. U shkarkuar Balluku, edhe opinionin publik për aq sa ka veshë edhe ndoshta pastaj këtu tani hyjmë në intriga. Nuk jemi brenda tyre.

Dje takova një njeri që ka biznes që i njeh mirë, më mirë një skemë, disa hallka që fillonte nga Rama e me radhë njëra ishte Balluku. Tani Balluku është bërë pengesë, problemi është që të ndërrojë zinxhiri me këto hallka. Ndrysho gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Duhet ndryshuar sistemi dhe koka e sistemit që është Edi Rama”, tha ai.

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës në qeveri, reagon Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë pas ndryshimeve në qeveri. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje që kërkon të shpëtojë lëkurën ...

20:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI