Flash

Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Disa emra ishin kthyer në shqetësim te ndërkombëtarët

Lapsi.al 26 February 2026
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Disa emra ishin kthyer në shqetësim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në News 24 për ndryshimet në qeveri.

“Së pari nuk ka patur 3 kërkesa të dorëheqjes për Ballukun, por Rama duhet të bëjë të njëjtën gjë me të sepse ai ka urdhëruar korrupsionin e Ballukut. Nuk ka patur asnjë dorëheqje të Ballukut, ka pasur presion prej saj dhe marrje peng prej saj të kryeministrit, sepse urdhëruesi i vërtetë i korrupsionit është Edi Rama vetë. Ua kam thënë Pirro Vengut dhe Elisa Spiropalit dhe nuk kaluan disa ditë dhe u provua që u shkarkuan.

Një pjesë e paralajmërova unë. Kisha informacioni. Janë kthyer në shqetësim real për partnerët ndërkombëtarë për sigurinë ndërkombëtare. Sot u zyrtarizua qeverisja Balluku Agasi, janë emrat të sponsorizuar, vetë pushteti i Ramës është simboli i këtyre dy individëve.

Shqiptarët janë dëshmitarë që këto 13 vite janë ndërruar 50 apo 60 ministra. Ka vetëm 5 muaj kjo qeveri e re. Në numër është ndërruar gjysma e kabinetit. Nuk kemi parë që korrupsioni është zvogëluar por është zmadhuar. Problemi nuk janë emrat e ministrave, por vetë Edi Rama. Sistem apo regjim që udhëhiqet nga korrupsioni i organizuar dhe krimi.

Nëse vjen në qeverisje përmes korrupsionit zgjedhor askush nuk pret një qeverisje në dobi të shqiptarëve. Kam bërë dh do bëj betejë me çdo zyrtarët të lartë të korruptuar. Kam vijuar betejën me Ramën me Ballukun, edhe emrat e rinj, janë pjesë e kallëzimeve në SPAK ndaj Belinda Balluku, janë bashkëpunëtorët e saj të afërt," tha Bardhi

Të këshilluara

Ndryshimet e Ramës në qeveri, reagon Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë pas ndryshimeve në qeveri. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje që kërkon të shpëtojë lëkurën ...

20:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI