Flash

Gahler për rastin "Balluku": BE nuk duhet të importojë probleme me krimin

Lapsi.al 26 February 2026
Gahler për rastin "Balluku": BE nuk duhet të importojë

Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi situatën në terren, duke theksuar se progresi duhet të matet me rezultate konkrete dhe jo me deklarata politike.

Ai nënvizoi se shqetësimet e shoqërisë civile tregojnë praninë e strukturave të rrënjosura korruptive dhe të lidhura me krimin e organizuar, që shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Gahler solli si shembull rastin e Belinda Ballukut, duke theksuar se pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi SPAK, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit.

"Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian" u shpreh Gahler.

Sipas tij, BE duhet të insistojë që shteti i së drejtës të zbatohet pa përjashtim përpara çdo hapi drejt anëtarësimit.

Fjala e plotë:

Edhe unë pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë vizitë javën e kaluar. Falënderoj kolegun Shieder, si edhe raportuesin e EPP-së, dhe jam pothuajse plotësisht dakord me gjithçka që u tha. Mendoj se vizita në Shqipëri ofroi një pasqyrë të qartë dhe të vlefshme mbi situatën në terren.

Kryeministri, gjatë darkës ku na ftoi, ishte në formë shumë të mirë dhe takimi ishte mjaft i këndshëm. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shpërqendrojë nga vlerësimi objektiv i realitetit, veçanërisht në lidhje me kapitujt e negociatave që janë hapur apo mbyllur. Siç u theksua me të drejtë, “prova e pudingut është në të ngrënë”, pra, ajo që ka rëndësi është zbatimi konkret në praktikë dhe rezultatet reale në terren.

Përshtypja ime, e cila shkon përtej takimeve që zhvilluam si me përfaqësuesit e mazhorancës, ashtu edhe me ata të opozitës është se informacionet dhe shqetësimet e ngritura nga organizatat e shoqërisë civile ishin veçanërisht domethënëse. Ato nxorën në pah ekzistencën e strukturave të rrënjosura që nuk mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian duke vazhduar të funksionojnë si më parë. Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK kishte të drejtë të vepronte, mazhoranca refuzoi të heqë imunitetin. Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë.

Kjo situatë duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë. Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI