Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Conference League: Shkëndija dhe Drita eliminohen pas disfates në “play off”

Lapsi.al 26 February 2026
Conference League: Shkëndija dhe Drita eliminohen pas disfates në

Dy klubet shqiptare nuk arritën të përmbysin humbjet në fazën “play off” të Conference League, duke u larguar nga gara europiane këtë sezon.

Shkëndija e Tetovës u mposht në shtëpi nga Samsunspor me rezultatin 4-0, pas humbjes 0-1 në ndeshjen e parë. Ky ishte fundi i rrugëtimit të tetovarëve në Conference League. Megjithatë sezoni i këtij viti mbetet më i suksesshmi në historinë e klubit.

Në një tjetër përballje të Conference League, Drita u mund nga Čelje me rezultatin 3-2. Skuadra e Kosovës nuk arriti të përmbyste humbjen 0-3 në ndeshjen e parë. Golat për Dritën u shënuan nga Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj. Čelje siguroi vendin në raundin e 16 më të mirëve të Conference League me fitore totale 6-4. Sllovenët vazhduan kështu serinë e papërlyer në shtëpi me 14 ndeshje pa humbje. Në raundin tjetër, Čelje do të ndeshet me fituesin mes Sparta Pragë ose AEK Athinë.

Megjithatë, duhet nënvizuar se edhe pse debutues në këtë kompeticion, dy ekipet shqiptare treguan karakter dhe nivel të lartë profesionalizmi. Drita dhe Shkëndija largohen nga Conference League me krenari. Përveç rezultateve, këto përballje u dhanë lojtarëve dhe stafit trajnerues eksperiencë të vlefshme.

GOLAT:

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a09fdc56fc7.mp4"][/video] [video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a09d31502d5.mp4"][/video] [video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a09cdcd15fb.mp4"][/video] [video width="676" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a09c82d0f3a.mp4"][/video] [video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a0942939f8d.mp4"][/video] [video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a08db9f1e4c.mp4"][/video] [video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a08d61a1c43-1.mp4"][/video] [video width="668" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a08d61a1c43-2.mp4"][/video] [video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/02/69a08d618f4ef-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI