Flash

Të paktën 46 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil

Lapsi.al 25 February 2026
Të paktën 46 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura që goditën juglindjen e Brazilit, ndërsa shpresat për gjetjen gjallë të 21 personave të zhdukur po zbehen me kalimin e orëve.

Stuhitë me intensitet të pazakontë përfshinë të hënën qytetet Juiz de Fora dhe Ubá, në shtetin Minas Gerais, duke shkaktuar përmbytje, shembje ndërtesash, rrëshqitje dheu dhe rrjedha të fuqishme balte.

Sipas shërbimeve të emergjencës, në Juiz de Fora – qytet me rreth 540 mijë banorë – është thuajse e pamundur të gjenden të mbijetuar nën masat e baltës që kanë mbuluar zona të tëra. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e forta mund të vazhdojnë deri të premten, duke rritur rrezikun për përkeqësim të situatës.

Shumë familje kanë mbetur pa shtëpi dhe pa asnjë mjet jetese, duke u përballur me nevojën për të nisur gjithçka nga e para.

“Familja jonë është e dëshpëruar”, tha mes lotësh një 43-vjeçare që kërkon dy fëmijët e kushërirës së saj, 6 dhe 9 vjeç, si dhe partnerin e saj, nën rrënojat në Juiz de Fora. Sipas saj, kushërira ishte ende gjallë kur mbërritën zjarrfikësit, por ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Në të njëjtën zonë u gjet e pajetë edhe tezja e saj.

Pak metra më tej, ekipet e shpëtimit nxorën trupin e pajetë të një burri, i cili kishte arritur të shpëtonte bashkëshorten nga shtëpia, por vetë nuk i mbijetoi rrëshqitjes së dheut.

Kaos edhe në Ubá

Në Ubá, qytet me rreth 107 mijë banorë, lumi me të njëjtin emër doli nga shtrati, duke përmbytur qendrën dhe duke mbuluar rrugët me baltë dhe mbeturina. Tregtarët, të veshur me çizme gome, përpiqen të shpëtojnë çfarë ka mbetur nga dyqanet e tyre të shkatërruara.

“Kur ka përmbytje zakonisht uji del pak mbi brigje, por kësaj here mbuloi një pjesë të madhe të qytetit”, tha një 30-vjeçar, pronar i një dyqani materialesh ndërtimi, duke përshkruar situatën si kaotike.

Autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa bilanci i viktimave mund të rritet nëse konfirmohet se 21 personat e zhdukur nuk kanë mbijetuar.

Të këshilluara

Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes...

18:45

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI