Flash

Shehaj: Shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për provat e Ballukut

Lapsi.al 25 February 2026
Shehaj: Shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për provat e

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se PS e ka vendosur që nuk do të heqë imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, të cilën sipas tij po e mbron prej dy muajsh.

Shehaj u shpreh se nesër së bashku me deputetin Erald Kapri do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë që ajo të shprehet në lidhje me faktin që dosja e Ballukut e dorëzuar në Kuvend nga SPAK, po mbahet sekret dhe deputetët nuk po lejohen të informohen mbi detajet e hetimit, edhe pse duhet të votojnë në lidhje me heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

“SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut.

Ka një tentativë për të mbrojtur Ballukun, fillimisht me pezullimin tani me imunitetit. PS e ka bërë të qartë që nuk ka ndërmend të lejojë arrestimin, dhe kjo pritej sepse do të ishte një problem i madh për Ramën. Nuk dimë ç’mund të bëjë ajo pas arrestimit, e quante veten të paprekshme që mendonte se kurrë nuk do të hetohej apo merrej e pa ndehur.

PS ka dy muaj që e mbron Ballukun, e mbrojti me kërkesën e GJK, e bën çdo ditë me sulmet ndaj drejtësisë, e bën edhe kur nuk bëhen publike të dhënat në dosjen e Ballukut kur deputetët duhet të vihen ne dijeni pasi jemi ne që duhet të votojmë për imunitetin e saj.

Nesër së bashku me deputetin Kapri do të dorëzojmë në GJK një kërkesë që të shprehen në lidhje me këtë çështje.

Balluku del në dosje me përgjime që ndan tendera me bizneset, ku del edhe emri i Ramës”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI