Flash

Sarajeva angazhon një avokate në Milano për rastin “snajperët e fundjavës”

Lapsi.al 25 February 2026
Sarajeva angazhon një avokate në Milano për rastin

Këshilli i Qytetit të Sarajevës i ka dhënë pëlqimin kryetarit të bashkisë së Sarajevës për ta punësuar një avokate në procedurat gjyqësore që po zhvillohen në Milano kundër të dyshuarve për sulme me pushkë me dylbi ndaj qytetarëve gjatë rrethimit të kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës gjatë luftës në vitet ‘90.

Ky vendim, i miratuar nga Këshilli i Qytetit më 25 shkurt, mundësoi punësimin e avokates Nicola Brigid, njoftoi administrata e qytetit.

Kjo i mundësoi kryetarit të bashkisë dhe zyrës së prokurorit të qytetit t’i fillonin aktivitete me qëllim fillimin e procedurave penale para autoriteteve gjyqësore në Itali.

Siç u njoftua nga administrata e qytetit, është planifikuar të mblidhen të dhëna dhe dokumentacion për qytetarët e Sarajevës që u vranë nga snajperët, duke përfshirë të dhënat e identifikimit të viktimave, rrethanat e vdekjes së tyre dhe dëshmitë.

Qëllimi, siç u tha, është të mbrohet dinjiteti i viktimave, të kontribuohet në përcaktimin e përgjegjësisë penale individuale dhe të jepet një kontribut i fuqishëm në përpjekjet ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet e luftës.

Në fillim të nëntorit 2025, mediat italiane raportuan se zyra e prokurorit të Milanos kishte hapur një hetim bazuar në një raport nga shkrimtari dhe gazetari Ezio Gavazzeni, i cili pretendon se individë u paguan për të shkuar në pozicionet e ushtrisë së Republikës Sërpska dhe për të qëlluar civilët me pushkë me dylbi gjatë rrethimit të Sarajevës.

Një shtetas italian 80-vjeçar, ish-shofer kamioni nga provinca e Pordenones, është aktualisht nën hetim dhe u mor në pyetje më 9 shkurt.

Departamenti Special për Krime Lufte i Prokurorisë së Bosnjës ka hapur gjithashtu një rast që lidhet me akuzat për "snajperët e fundjavës", konfirmoi më parë ky institucion gjyqësor për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, sipas të dhënave nga shoqatat e viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo i dhjeti fëmijë u vra nga zjarri i snajperëve dhe më shumë se 14.000 fëmijë u plagosën.

Deri më sot, asnjë snajper individual nuk është ndjekur penalisht në gjykatat vendase ose ndërkombëtare.

Tribunali i Hagës, në vendimet e tij kundër zyrtarëve të lartë të Republikës Sërpska, arriti në përfundimin se fushata e snajperëve kishte për qëllim terrorizimin e civilëve të Sarajevës./REL

Të këshilluara

Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes...

18:45

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme ...

16:08

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI