Flash

Rama: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

Lapsi.al 25 February 2026
Rama: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën në juglindje të vendit, e cila prej disa ditësh vijon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe fundosjes së tokës.

Ai e ironizoi situatën duke e krahasuar me Portugalinë, ku sipas tij ka ndodhur shembja e një rruge si pasojë e të njëjtave fenomene natyrore. Rama tha se, ndryshe nga Shqipëria, atje opozita “është në gjumë” dhe nuk akuzon qeverinë për korrupsion.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të nxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!” – u shpreh Rama.

Edhe dy ditë më parë, kryeministri deklaroi se situata nuk duhet t’i faturohet qeverisë, pasi problematika vjen si pasojë e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, e cila ka ndikuar edhe në aksin e ri.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI