Flash

Pas shembjes në Librazhd, dogana e Bllatës kolapsohet nga trafiku kilometrik

Lapsi.al 25 February 2026
Pas shembjes në Librazhd, dogana e Bllatës kolapsohet nga trafiku

Dogana e Bllatës po haset me një trafik jo normal. Një burim i Lapsi.al njoftoi se ditën e sotme pritja në doganë shkoi në disa orë.

Kjo doganë është në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kolapsimi i kësaj dogane vjen pas devijimit të qarkullimit për shkak të shembjes së rrugës në Librazhd. I gjithë fluksi i makinave dhe kamionëve është orientuar drejt kësaj pike kufitare, duke shkaktuar radhë të gjata.

Gjatë ditëve të fundit, kolona e kamionëve që vijnë nga Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia e Veriut ka arritur mbi 4 kilometra. Shkak për situatën janë kapacitetet e kufizuara përpunuese në të dyja anët e kufirit, si dhe infrastruktura e ngushtë rrugore.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI