Flash

Nesër bisedimet në Gjenevë, Zelensky bisedon me Trump

Lapsi.al 25 February 2026
Nesër bisedimet në Gjenevë, Zelensky bisedon me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky ka bërë me dije se në telefonatën, që vjen një ditë para takimit SHBA-Ukrainë në Gjenevë, morën pjesë dhe Steve Witkoff e Jared Kushner.

Presidenti ukrainas njoftoi se diskutimet u bazuan në çështjet që përfaqësuesit amerikanë dhe ukrainas do të trajtojnë nesër. Po ashtu janë diskutuar dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm Rusi-SHBA-Ukrainë në fillim të marsit.

“Sapo fola me Presidentin Donald J. Trump. Të dërguarit e Presidentit Trump - Steve Witkoff dhe Jared Kushner ishin gjithashtu në telefonatë. Ekipet tona punojnë intensivisht dhe unë i falënderova për gjithë punën e tyre dhe për përfshirjen e tyre aktive në negociata dhe përpjekjet për t'i dhënë fund luftës.

Ne gjithashtu e vlerësojmë shumë iniciativën PURL. Ky dimër ka qenë më i vështiri për Ukrainën, por raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore që blejmë nga SHBA-të po na ndihmojnë të kalojmë të gjitha këto sfida dhe të mbrojmë jetët.

Diskutuam çështjet që përfaqësuesit tanë do të trajtojnë nesër në Gjenevë gjatë takimit dypalësh, si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të ekipeve të plota negociuese në një format trepalësh në fillim të marsit. Presim që ky takim të krijojë një mundësi për të çuar bisedimet në nivelin e udhëheqësve. Presidenti Trump mbështet këtë sekuencë hapash. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha çështjet komplekse dhe të ndjeshme dhe për t'i dhënë fund luftës më në fund”, thuhet në postimin e Zelensky-t.

Udhëheqësi ukrainas ka thënë se tashmë duhet të zhvillohet një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të zgjidhur çështjet më të vështira në bisedime. Bisedimet, të bazuara në një plan amerikan të zbuluar në fund të vitit të kaluar, janë bllokuar kryesisht për shkak të fatit të Donbasit, rajonit industrial në Ukrainën lindore që ka qenë epiqendra e luftimeve.

Rusia po kërkon kontroll të plotë të rajonit lindor të Donetskut në Ukrainë dhe ka kërcënuar ta marrë atë me forcë nëse Kievi nuk dorëzohet në tryezën e negociatave. Por Ukraina e ka refuzuar kërkesën dhe ka sinjalizuar se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje pa garanci sigurie që e pengojnë Rusinë të pushtojë përsëri.

Të këshilluara

Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes...

18:45

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme ...

16:08

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI