Flash

Ku manipulon Rama me shembjen e rrugës në Portugali

Lapsi.al 25 February 2026
Ku manipulon Rama me shembjen e rrugës në Portugali

Kryeministri Edi Rama publikoi pasditen e së mërkurës pamje nga një rrugë e shembur në Portugali për të justifikuar bllokimin skandaloz të juglindjes së vendit për shkak të asaj që ka ndodhur në aksin Librazhd – Prrenjas.

Në një fjali të gjatë të mbushur me ironi dhe shigjetime për opozitën dhe mediat, Rama thotë se opozita portugeze “fle gjumë” dhe se “tenxheret mediatike” dhe opozita shqiptare duhet ta padisë në SPAK edhe atë që ka ndodhur në vendin iberik.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!” – shkruan Rama.

Por çfarë ka ndodhur realisht në Portugali?

Rruga e shembur gjendet në Torres Vedras, një nga më të goditurit nga vala e stuhive gjatë javëve të fundit. Ndryshe nga ura e Librazhdit që u shemb ditën për diell, rajonet portugeze u gjendjen nën valën e stuhive të njëpasnjëshme të quajtura “Kristin”, “Leonardo” dhe “Marta” që nisën nga 28 janari dhe vijuan deri në fillim të kësaj jave.

18 persona kanë humbur jetën në Portugali për shkak të këtyre stuhive, të cilat shkaktuan gjithashtu qindra të lënduar dhe persona të zhvendosur.

Pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Torres Vedras, Sérgio Galvão, tha se llogariste dëme prej rreth 30 milionë eurosh në rrjetin rrugor, shpatet dhe muret mbajtëse, ndërtesat dhe pajisjet komunale, infrastrukturën sanitare, shkollat, shoqatat dhe trashëgiminë kulturore.

Vetëm kjo bashki ka raportuar 1387 incidente të lidhura me motin e keq, duke filluar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

"Një nga problemet kryesore ishin 75 rrugë të dëmtuara, shumë prej të cilave në shembje të plotë ose të pjesshme. Kemi 40 kilometra rrugë që kërkojnë ndërhyrje", - deklaroi kryebashkiaku. Rajonet qendrore, Lugina e Lisbonës dhe Tagusit, si dhe Alentejo ishin më të prekurat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI