Flash

Çahet asfalti i rrugës Përmet-Skrapar, hyrja në qytet e bllokuar prej orësh

Lapsi.al 25 February 2026
Çahet asfalti i rrugës Përmet-Skrapar, hyrja në qytet e

Një tjetër rrugë është dëmtuar në vend, teksa juglindja vijon të mbetet e paralizuar që prej fundjavës së kaluar, duke krijuar një situatë kaotike.

Dëmtime aksesh raportohen edhe në qarkun e Beratit.

Mësohet se është çarë asfalti i rrugës Skrapar-Përmet, duke bllokuar prej 3 orësh hyrjen në qytetin e Skraparit, për shkak të rrëshqitjes së masivëve shkëmbor në rrugë.

Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog-Çepan, në afërsi të Përmetit.

Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur rrëshqitje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.

Rruga mësohet se ka përfunduar në 2019-ën dhe punimet janë kryer nga firma “Salillari”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI