Flash

BBC: Trump po e lë botën në pritje të planeve të tij lidhur me Iranin

Lapsi.al 25 February 2026
BBC: Trump po e lë botën në pritje të planeve të tij

Në një botë që po pret me ankth të shohë se çfarë do të bëjë tani Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në Lindjen e Mesme, ai nuk dha asnjë sinjal të qartë kur mbajti fjalimin më të gjatë ndonjëherë drejtuar kombit.

Komandanti më i fuqishëm në botë vendosi të mos paraqesë një argument të plotë për veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit, pavarësisht grumbullimit më të madh të forcave amerikane në rajon që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Dy dekada më parë, Presidenti George W. Bush kishte përgatitur terrenin me një fushatë të gjerë bindjeje, edhe pse ajo ndërhyrje u bazua në inteligjencë të gabuar. BBC shkruan, se Presidenti mundë të ketë zgjedhur të mos e theksojë këtë çështje, pasi baza e tij politike, që e votoi për të shmangur luftërat e pafundme, është më e përqendruar te ekonomia dhe emigracioni, pak muaj para zgjedhjeve të mesmandatit.

Ose kjo mund të reflektojë faktin se Trump vetë thotë se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Trump gjithashtu vazhdon të deklarojë se preferon një marrëveshje sesa një luftë të përgjakshme. Raundi i treti i negociatave në Gjenevë që do të mbahet të enjten pritet të jetë vendimtar.

"Nëse Presidenti Trump nuk merr, nëpërmjet të dërguarve të tij, një tekst të pranueshëm nga Teherani, ka të ngjarë që ai të urdhërojë një formë veprimi ushtarak menjëherë pas kësaj", vlerësoi një diplomat i cili është informuar mbi këtë proces.

Presidenti, i cili ka ndryshuar shpesh mesazhin e tij për Iranin, nga çështjet bërthamore te ideja e ndryshimit të regjimit, përsëriti në fjalim një nga kërkesat e tij kryesore.

“Nuk kemi dëgjuar prej tyre ato fjalët sekrete: Ne nuk duam kurrë armë bërthamore," tha Trump.

Megjithatë, vetëm disa orë më parë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi kishte deklaruar në rrjetin X pothuajse të njëjtën frazë: “Irani në asnjë rrethanë nuk do të zhvillojë armë bërthamore.”

Irani gjithashtu ka lënë të kuptohet se është gati të bëjë kompromis mbi programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve që po dëmtojnë ekonominë e tij.

Trump ngriti gjithashtu, akuzën se Irani po punonte për të ndërtuar raketa që së shpejti do të arrijnë Shtetet e Bashkuara dhe sipas tij, kjo ishte një tjetër vijë e kuqe. Por Irani ka refuzuar vazhdimisht përfshirjen e programit të tij të raketave balistike në negociata.

"Kur u sulmuam nga izraelitët dhe amerikanët, raketat tona erdhën në ndihmë, kështu që si mund ta pranojmë që të privohemi nga aftësitë tona mbrojtëse", tha zëvendësministri i jashtëm Majid Takht-Ravanchi, një anëtar kryesor i ekipit negociator, për BBC-në në një intervistë në Teheran këtë muaj.

Raundi i rradhës, ku përfshihet edhe i dërguarin kryesor i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, pritet të ofrojë më shumë mundësi për zgjidhjen e çështjes.

Të këshilluara

Bordi i Paqes me faqe zyrtare

Bordi i Paqes, tashmë ka faqen e tij zyrtare. Prezantimi i faqes vjen pas takimit inagurues më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi. Mes...

18:45

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë

Ukrainasit janë parë me lule në duar apo duke ndezur qirinj për t’i përkujtuar të vdekurit në luftën e nisur nga Rusia katër vjet më parë. Ceremoni të ndryshme ...

16:08

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI