Flash

Aksident i rëndë në rrugën Thumanë-Milot, humb jetën 59 vjeçari

Lapsi.al 25 February 2026
Aksident i rëndë në rrugën Thumanë-Milot, humb

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 14:00 pranë mbikalimit të Patokut, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”.

Mësohet se një kamion ka përplasur për vdekje 59 vjeçarin që po udhëtonte me motoçikletë. Viktima është identifikuar si Lek Bushi, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat, për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.

“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën. Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI