Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

2 vite për të zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit

Lapsi.al 25 February 2026
2 vite për të zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi, e cila në tejkalim të çdo afati ka vonuar zbardhjen e vendimit të arsyetuar për plot 1 vit, 10 muaj dhe 20 ditë. Referuar ankesës së mbërritur në rrugë elektronike nga shtetasi E.L, Ministria e Drejtësisë është vënë në lëvizje duke kryer verifikimin e duhur administrativ për çështjen penale me objekt “Kundërshtim i vendimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për mosfillimin e procedimin penal”.

Në shkresën drejtuar ILD-së, ministri Lamallari argumenton se në fushën penale, neni 430/1 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon se, kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai duhet të arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja, me mundësi zgjatjeje edhe për 30 ditë të tjera në rastet e parashikuara nga ligji. Krahasuar me këtë afat ligjor, rezulton se dorëzimi i vendimit në rastin konkret ka tejkaluar ndjeshëm kufijtë proceduralë.

“Një vonesë e tillë cënon standardin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm dhe ndikon drejtpërdrejtë në realizimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor, pasi pengon palët në ushtrimin në kohë të mjeteve të ankimit. Në këto kushte Ministri i Drejtësisë vlerëson se ekzistojnë elementët e mjaftueshëm për fillimin e procedimit disiplinor për shkelje të detyrimeve procedurale të përcaktuara në nenin 430/1 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri, Besfort Lamallari, ku kërkohet fillimi i hetimit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi.

Kjo është kërkesa e pestë për ILD e firmosur nga ministri Lamallari prej kur mori detyrën, nga të cilat 4 janë kërkesa për hetim disiplinor dhe një 1 për verifikim ankese. Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje edhe raste të tjera në gjyqësor, të referuar nga vetë qytetarët e jo vetëm dhe do t’i adresojë menjëherë në institucionet përkatëse, duke konsideruar se respektimi i afateve procedurale dhe standardeve ligjore është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për garantimin e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, duke përjashtuar vranësir...

07:09

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI