Flash

Zbardhet takimi i Kurtit me të dërguar special të BE për dialogun me Serbinë

Lapsi.al 24 February 2026
Zbardhet takimi i Kurtit me të dërguar special të BE për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të qartë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të vijë përmes njohjes reciproke.

kurti sorensenKryeministri i sapokonfirmuar në detyrë e bëri me dije këtë përmes një postimi në X, teksa ka zbardhur takimin që ka mbajtur një ditë më parë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai thekson se në fokus të diskutimeve ishte rruga evropiane e Kosovës, sundimi i ligjit si dhe më e rëndësishmja, procesi i dialogut me Serbinë.

“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke. “, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, për takimet që mbajti me Kurtin si edhe me ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Glauk Konjufca, ka reaguar edhe Sorensen.

“Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi diplomati evropian në X.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI