Flash

Rüdiger kapet duke ngrënë vezë në stol gjatë Osasuna-Real Madrid: shokët të habitur

Lapsi.al 24 February 2026
Rüdiger kapet duke ngrënë vezë në stol gjatë
Real Madrid do të përballet nesër në mbrëmje me Benficën në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Champions League për kualifikim në 1/8-at. Një sfidë që vjen pas humbjes në kampionat kundër Osasunës në transfertë. Gjatë kësaj ndeshjeje, kamerat kapën një moment të pazakontë në stol. Pamjet tregojnë Antonio Rüdiger duke ngrënë diçka: bëhet fjalë për vezë të ziera, të ruajtura në një enë pranë vendit të tij. Mbrojtësi gjerman i hëngri me një kafshatë, duke lënë pa fjalë shokët, veçanërisht Trent Alexander-Arnold, i cili nuk u besonte syve kur pa vezët që Rüdiger ia kishte ofruar edhe atij. Me shumë gjasë, Rüdiger e dinte se nuk do të aktivizohej në atë ndeshje. Një vezë e zier si “snack” është një ushqim i plotë, por jo zakonisht gjatë lojës. Prandaj Rüdiger ishte i vetëdijshëm se nuk do të hynte në fushë. Vakti i fundit zakonisht konsumohet tre orë para ndeshjes, ndërsa më pas ka ushqime “pritjeje”, kryesisht me sheqerna si banane, fruta të thata apo karamele. Rüdiger është përballur me dëmtime këtë sezon. U rikthye më 14 shkurt kundër Real Sociedad dhe ka gjasa që Arbeloa ta aktivizojë titullar kundër Benficës. Ndërkohë, ai po rikuperohet për të rifituar formën më të mirë, teksa kontrata i skadon në qershor.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI