Flash

Qeveria "dorëzohet", nuk di të thotë kur zhbllokohet rruga Librazhd-Përrenjas

Lapsi.al 24 February 2026
Qeveria "dorëzohet", nuk di të thotë kur zhbllokohet

Qeveria nuk di të thotë kur do të rikthehet qarkullimi normal në aksin Librazhd-Përrenjas pas rrëshqitjes masive të rrugës. Në një konferencë për mediat, kreu i ARRSH, Ami Kozeli, tha se rruga do të rikthehet në funksion pas normalizimit të situatës, por pa dhënë asnjë afat konkret. Bashkë me të ishin 8 zyrtarë në një konferenë për mediat thjesht për të thënë që ishte fatkeqësi natyrore, por jo për të dhënë zgjidhje.

"Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime: Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale. Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes. Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës",- tha Kozeli.

Prej disa ditësh aksi Librazhd-Përrenjas është i pakalueshëm. Gjithë zona e juglindjes së vendit mbetet e izoluar.

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Veliajn

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësmi të masës së sigurisë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin...

15:13

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI